Kalo te përmbajtja
Kiddoo

Ju shënoni ditën.
Prindërit e shohin.

Kiddoo është paneli për çerdhe, klube sportive dhe kurse, dhe aplikacioni ku prindërit shohin kur erdhi fëmija, çfarë hëngri, fotot e ditës dhe çfarë ka më pas. Për çdo fëmijë, në çdo vend ku shkon.

Stafi punon nga shfletuesi, në kompjuter ose telefon. Prindërit hyjnë në aplikacion me kodin që ua dërgoni ju.

Një e mërkurë e familjes Krasniqi: Era në Kopshtin Dielli nga 08:05 deri 15:30, me raportin në 12:40 dhe 7 foto në 14:15, pastaj piano në 17:30. Dion ka stërvitje në 17:00. Ardi ka not për bebe në 10:00.
Ekrani Sot në aplikacionin e prindit: Era ka ardhur në 08:05 në Kopshtin Dielli, hëngri mirë dhe fjeti 75 minuta.

Një prekje në panel.
Një njoftim te prindi.

Gjithçka që stafi shënon gjatë ditës shkon direkt te telefoni i prindit. Zgjidhni një moment të ditës.

Faqja Prezenca në panel: lista e fëmijëve të grupit me orën e hyrjes, statusin dhe alergjitë.

Në panel. Edukatorja shënon hyrjen e Erës me një prekje, ose gjithë grupin njëherësh. Alergjitë duken aty ku i duhen.

Ekrani Sot te prindi: Ka ardhur në 08:05, Kopshti Dielli, grupi Bletët.

Te prindi. Vjosa merr njoftimin “Era arriti në 08:05” dhe e sheh në krye të ekranit Sot.

Çdo aktivitet, me fjalët e veta.

Kur krijoni organizatën zgjidhni çfarë jeni. Paneli flet si ju dhe tregon vetëm atë që ju duhet.

Edukatorët shënojnë hyrjen e grupit çdo mëngjes.

Prezenca ditore
Hyrja dhe dalja me orë, mungesat me shënim, gjithë grupi njëherësh.
Raporti i ditës
Vaktet, gjumi, disponimi dhe një shënim, për çdo fëmijë.
Shëndeti dhe siguria
Alergjitë, mjeku dhe kush mund ta marrë fëmijën, të shkruara nga prindi.

Për të gjithë: fotot, njoftimet, kërkesat e prindërve për t’u regjistruar dhe pagesat mujore, me kesh ose me bankë. Krijo organizatën

Kalendari i familjes: e mërkura e 14 tetorit me paralajmërimin që Era është në dy vende në 17:30, stërvitjen, pianon dhe mësimin.
Fëmijët: Ardi, Dion dhe Era, secili me vendet ku shkon.

Për prindërit, një vend për gjithë javën.

Aplikacioni Kiddoo bashkon ato që ju dërgojnë çerdhja, klubi dhe kursi. Pjesën tjetër e shtoni vetë.

  • Të gjithë fëmijët, të gjitha vendet.

    Çerdhja e njërit, futbolli i tjetrit, anglishtja dhe pianoja, në një kalendar me ngjyrë për çdo fëmijë.

  • Përplasjet i shihni para se të ndodhin.

    Kur dy gjëra bien në të njëjtën orë, kalendari ju thotë kush, ku dhe sa minuta mbivendosen.

  • Edhe ato që i rregulloni vetë.

    Noti i bebes, kontrolli te pediatri, loja në park: shtoni çdo aktivitet, për një fëmijë ose për të gjithë.

  • Mungesat dhe pagesat, pa telefonata.

    Lajmëroni mungesën nga aplikacioni dhe shihni çfarë keni paguar e çfarë ka mbetur.

  • Me prindin tjetër.

    Ftoni partnerin dhe e shihni të dy të njëjtën javë, secili nga telefoni i vet.

Çerdhja apo klubi juaj nuk e përdor ende Kiddoo? Shtoni fëmijët dhe aktivitetet vetë, dhe kalendari punon që sot.

Të dhënat e fëmijëve, të ruajtura si duhet.

Ju besojnë fëmijët e tyre. Kiddoo është ndërtuar që ky besim të mos humbasë në një aplikacion.

  • Çdo organizatë sheh vetëm fëmijët e vet.

    Rregulli është në bazën e të dhënave, jo vetëm në ekran. Një çerdhe nuk sheh asgjë nga një tjetër, edhe kur i ndan të njëjtët prindër.

  • Fotot shkojnë vetëm te prindërit e fëmijëve në to.

    Fëmijët pa pëlqimin e prindit për foto nuk mund të shënohen në asnjë foto.

  • Askush nuk hyn pa ju.

    Prindërit hyjnë me kodin që ua jepni, ose me një kërkesë që ju e pranoni a e refuzoni.

  • Prindi shkruan, stafi e ka para syve.

    Alergjitë, mjeku dhe personat që mund ta marrin fëmijën i plotëson prindi. Alergjitë dalin te lista e prezencës.

  • Në shqip dhe në anglisht.

    Paneli dhe aplikacioni, secili në gjuhën që zgjedh përdoruesi.

Nga regjistrimi te dita e parë.

Krijo organizatën
  1. 1

    Krijoni organizatën

    Emri, qyteti dhe lloji: çerdhe, klub sportiv ose kurs. Një minutë.

  2. 2

    Shtoni grupet dhe fëmijët

    Bletët, U10, Kids A1. Pastaj fëmijët në secilin, me datëlindjen.

  3. 3

    Ftoni prindërit

    Çdo fëmijë ka kodin e vet. Ua dërgoni prindërve në Viber, email ose në letër.

  4. 4

    Shënoni ditën e parë

    Hyrja, raporti, një foto. Prindërit e shohin në telefon menjëherë.

Pyetje që na bëjnë.

Sa kushton?

Kiddoo është në pilot me organizatat e para në Kosovë. Shkruani te [email protected] dhe flasim për kushtet e organizatës suaj.

A duhet të instalojmë diçka?

Stafi punon nga shfletuesi, në kompjuter, tablet ose telefon. Prindërit përdorin aplikacionin Kiddoo.

Kemi vetëm stërvitje, jo çerdhe. Na shërben?

Po. Si klub sportiv ose kurs keni orarin, prezencën për çdo stërvitje a mësim, njoftimet dhe pagesat, pa raportet ditore të çerdhes.

Prindi ka fëmijë në dy vende. Si i sheh?

Në një kalendar. Çdo organizatë sheh vetëm fëmijën e vet, ndërsa prindi i sheh të gjitha bashkë.

Po nëse disa prindër nuk e përdorin telefonin?

Prezenca, raportet dhe pagesat ruhen njësoj në panel. Prindi mund të hyjë kur të dojë, dhe gjen gjithçka aty.

Kush i sheh fotot?

Vetëm prindërit e fëmijëve që janë shënuar në foto. Fëmijët pa pëlqim për foto nuk mund të shënohen.

Hapeni sot. Nesër në mëngjes, shënoni hyrjen e parë.